Ish-ministri i LSI i rikthehet
zanatit të vjetër pas politikës

Ish-ministri i LSI i rikthehet<br />zanatit të vjetër pas politikës
Në pritje të zgjedhjeve të reja parlamentare,  ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço duket se i është rikthyer zanatit të vjetër, avokatisë.
 
Në një postim në Facebook, ish ministri i LSI-së fton qytetarët që kanë probleme me ligjin t’i drejtohen studios së tij ligjore, “Naço & Franko Partners”.
 
Studio ligjore ka dhe një adresë të saj interneti, ku theksohet se është themeluar nga Nasip Naço 20 vjet më parë dhe ka fituar 98% të rasteve që ka pasur në shqyrtim.
 
Po ashtu ofron dhe konsulencë falas për shtresat në nevojë. “Shërbimet Ligjore në kualitetin më të lartë tashmë mund t’i merrni pranë Studios Ligjore “Naço & Franko Partners”, themeluar nga Z. Nasip Naço.
 
Vizioni i “Naço & Franko Partners” për ofrimin e ekspertizës së integruar me profesionalizmin më të lartë, do të jetë një garanci për çdo klient.
 
Aksesi në drejtësi edhe për ata që shpesh e kanë të pamundur është një vlerë e shtuar e kësaj studio ligjore.
 
Ftojmë çdo koorporatë dhe klient privat të interesuar të na kontaktojë, duke qenë i garantuar në marrjen e shërbimeve ligjore cilësore
”.
 
Shkruan ish ministri Naco në Facebook, i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë aktive e politikës në kuvend e qeveri, por jo në LSI.


Naco
Statusi i Nasip Nacos ne Facebook

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)