Ish-ministri i Transportit, Fatmir
Limaj shpallet i pafajshëm

Ish-ministri i Transportit, Fatmir<br />Limaj shpallet i pafajshëm<br>
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me të gjitha pikat e akuzës në kohën kur ka qenë ministër i Transportit. Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.  

Pas tetë vitesh procedure gjyqësore, Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në katër pikat e para të aktakuzës. Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e aktakuzuës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre si dhe për marrje ryshfeti.

I akuzuari tjetër Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi. Ai u lirua nga pika e pestë e akuzës. Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.  

Limaj e kishte cilësuar aktakuzën të ngritur me urdhër politik. Aktualisht, Fatmir Limaj është Zëvendëskryeministër i Kosovës.  Limaj, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës që ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë