Ish-ministri Vasili emërohet
N/kryetar i Bashkisë së Tiranës

Ish-ministri Vasili emërohet <br />N/kryetar i Bashkisë së Tiranës
TIRANE – Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është emëruar sot si Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Prezantimi me stafin e Bashkisë u bë nga vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili vlerësoi punën e bërë nga ish nënkryetari Edmond Panariti, i cili u largua nga posti i nënkryetarit të Bashkisë pas emërimit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkaq Basha ka theksuar se emërimi i Petrit Vasilit si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Nga ana tjetër, Vasili ka falënderuar punonjësit e këtij institucioni që tashmë do të punoi duke theksuar se kjo detyrë që i është ngarkuar “është një përgjegjësi e madhe ku të gjithë ne jemi në provë të përditshme”.

Petrit Vasili para marrjes së kësaj detyre ka drejtuar Ministrinë e Shendetësisë për rreth 3 vite.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës