Kreu i shtetit, Ilir Meta  dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, morën pjesë në ceremoninë e dasmës së së motrës së deputetes dhe ish-ministres së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, në kalanë e Lëkurasit. Por mesa duket Meta e Kryemadhi kanë qenë të ftuarit special në ditën e gëzimit të familjes Gjosha. 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në ceremoninë e dasmës

Presidenti Meta shfaqet me një kostum blu, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza, ndërsa Kryemadhi ka zgjedhur një kombinim dyngjyrësh për këtë ceremoni, duke u paraqitur me një veshje serioze dhe komode.