Ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi  duket se më shumë e njohur po bëhet me historinë e saj me fotografin Basseville dhe të dashurën e tyre Alesian.

Gjatë një interviste ku ishin të ftuar të tre ata folën për marrëdhënien e tyre. Ndoshta për shoë apo jo ata kanë arritur të tërheqin vëmendjen e medias.

Për herë të parë ata kanë dalë të tre Egla, fotografi dhe Alesian e sigurisht edhe fëmija që ish-misi shqiptar po pret. Një familje e pazakontë në fakt.

Dhe më e pazakontë bëhet kur ata shprehen se djalit do t’ia vënë emrin Lucifer.

Ndoshta nevoja për vëmendje shkon shumë larg, madje ata shprehen se pijnë edhe gjak në kohën e lirë, cka e bën edhe më pak të besueshme historinë e tyre.

Sidoqoftë çdo kush e zgjedh vetë mënyrën sesi dëshiron të jetojë.


lucifer
Ish misi Egla Harxhi i dashuri dhe e dashura Alesia

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com