Tirane, 8 Janar/ATSH-Megi Zonja, Ish-modelja Christie Brinkley, e ka nisur vitin 2015 mbarë, duke pushuar në plazhet e ishujve karaibe me fëmijët.
Ajo ka postuar në Instagram një seri fotosh nga lokalitetet ekzotike, të cilat i shoqëron me diçiturën: "Parajsë! Ndihem si në Parajsë!".
Ish-partnerja e Billy Joel provon përmes këtyre fotove se është ende në formë, duke treguar fizikun e tonifikuar teksa kridhet në ujin e kristaltë.
Nëna e tre fëmijëve ka postuar edhe një foto përkrah vajzës së saj të madhe, Alexa RayJoel, që mbushi 29 vjeç në dhjetor./a.g/











