ROMË - Për ish-nazistin Erich Priebke, nuk po gjendet ende një vend ku do të prehet trupi i tij. Pas refuzimit të Argjentinës edhe Italia nuk e pranon gjermanin Priebke.
Gjatë ceremonisë mortore që po zhvillohej në mënyrë private në Kishën e Pio X në Albano Laziale, një komunë në Romë e cila ka 39,138 banorë, u krijuan momente tensioni.
Shkelma dhe grushta janë lëshuar kundër makinës funebre, ku është tentuar të ushtrohet dhunë edhe ndaj priftit i cili po zhvillonte këtë ceremoni mortore.
Neonazistët me kaska dhe me kapuçë, janë ndaluar më pas nga policia. Prefekti i Romës, pas këtyre momenteve të tensionit, ka dhënë urdhër për të ndaluar ceremoninë e varrimit, i cili nuk do të kryhet më në atë komunë.
Ish-nazisti Erich Priebke, vdiq ditën e premte datë 11 tetor në Romë dhe ishte dërguar pasditen e të martës në Institutin Pio X, ku pas kërkesës së familjarëve të ish nazistin, kishin qenë të vetmit që kishin pranuar të kryenin varrimi zyrtar të trupit të tij.
Ndërkohë pas refuzimit të Argjentinës, Priebke, është refuzuar gjithashtu edhe nga qyteti i tij i lindjes në Gjermani, në Hennigsdorf. Ndërkohë presidenti i Bashkimit të
Komunitetit ebre në Itali, Renzo Gattegna, ka nënvizuar edhe faktin e testamentit të lënë nga Priebke, duke kundërshtuar edhe përhapjen e këtij testamenti.
Priebke ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe vdiq ndërsa po vuante dënimin e tij në arrest shtëpie në një vendbanimi në kryeqytetin italian, në Romë.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com