Ditën e sotme ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shfaqet para gjykatës në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me një aferë korrupsioni. Të akuzuar janë edhe avokati i tij, Thierry Herzog dhe Gilbert Azibert, ish-magjistrat në Gjykatën e Kasacionit, gjykata më e lartë e apelit në Francë. Ai është i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetit.
Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimit”, prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog u përpoqën të korruptonin gjyqtarin, Gilbert Aziber për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-drejtuesit francez, madje ish-presidenti mësohet ti ketë ofruar Aziberit një pozicion pune në Cote d’Azur.
Sarkozy dhe dy të pandehurit e tjerë mohojnë të gjitha akuzat. Prokurorët kanë nënvizuar se edhe nëse Azibert nuk "e mori punën", thjesht kërkesa ose pranimi "nga palët e përfshira do të ishte prova e mjaftueshme për tu shpallur fajtor.
Nëse akuzat për korrupsion aktiv provohen, atëherë Sarkozy përballet me një dënim me burg deri në dhjetë vjet dhe me një gjobë prej një milion euro, megjithatë këto nuk janë akuzat e vetme me të cilat Sorkozy po përballet.
Tani në pension nga politika, ai po përgatitet gjithashtu për gjyqin mbi shpenzimet e fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të 2012-tës. Sarkozy është shënjestra e një serie hetimesh ligjore – nga akuzat se lideri i ndjerë libian, Muammar Gaddafi, financoi ilegalisht fushatën e tij deri te marrja e një ryshfeti të pretenduar nga shitja e armëve në Pakistan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor 2024, 16:06
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor 2024, 16:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor 2024, 16:46
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor 2024, 10:49
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor 2024, 21:56
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor 2024, 14:04
-
Report Tv siguron Progres raportin e BE për Shqipërinë: Mbështesim objektivin e qeverisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! Përparim në luftën kundër korrupsionit
30 Tetor 2024, 12:30
-
Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit
22 Tetor 2024, 10:35