Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE

Shqipëria është më afër familjes evropiane edhe në aspektin ekonomik. Progresi i ekonomisë pas goditjes që pandemia i dha vendit, ka qenë i shpejtë thotë Bashkimi Evropian, por ka ende sfida që kërkojnë një përgjigje të shpejtë.

Por në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian, sa i takon aspektit ekonomik, ngrihen disa shqetësime, kryesisht në aspektin e formalizimit të ekonomisë. Në progres raport thuhet se klima e biznesit po dëmtohet nga informaliteti, e sidomos ai në tregun e punës.

“Ekonomia informale mbetet e përhapur, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme mes bizneseve. Instituti i Statistikave vlerëson se punësimi informal përbën 29.4% të punësimit total. Ka nivele të larta të punësimit informal në bujqësi, tregtinë me shumicë dhe pakicë, në ndërtim dhe në turizëm” thuhet në progres raport.

Në kushtet ku emigrimi ka ulur ndjeshëm fuqinë e punëtore disponueshme e sidomos atë të kualifikuar, BE sugjeron të merren masa për zvogëlimin e punës së padeklaruar dhe nëndeklarimi i pagave. Pas nuk mbetet as korrupsioni në administratën publike, që në raport vlerësohet si sfidë për mjedisin e biznesit.

“Korrupsioni vazhdon të shfaqë sfida për bizneset, megjithëse historiku i hetimit dhe ndjekjes i penale të korrupsionit të nivelit të lartë është përmirësuar pak”, thuhet në progres-raport.

Gjithashtu KE bën thirrje që Qeveria duhet të heqë dorë nga rishikimi i buxhetit gjatë vitit me akt normative, pasi sipas BE ky veprim bie ndesh me zbatimin e ligjeve për ndryshimet buxhetore. Kritikë kjo e përsëritur, për shkak të përdorimit të shpeshtë të aktit normativ.

Shpresë për bizneset vlerësohet reforma në drejtësi, por shqetësim është akumulimi i dosjeve në pritje të gjykimit nga organet e drejtësisë. Shqetësimi tjetër që ngrihet në raport ka të bëjë me prokurimet publike, edhe pse vlerësohet se ka pasur progres evidentohet pengesë negocimi i tenderave pa pasur një garë të drejtë, gjë që bie ndesh me acquis të BE-së dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Një tjetër detyrë më rëndësi që i lihet vendit, është edhe rritja e kapaciteteve për të menaxhuar dhe mbrojtur fondet e BE-së, ku në këtë rast theksi vihet tek fondet e IPARD, që janë bllokuar për shkak të hetimeve që ka nisur OLAF për abuzim me to.

“Kapacitetet e përgjithshme për të menaxhuar në mënyrë korrekte fondet e IPARD-it për të lehtësuar ndërtimin e institucioneve dhe përputhjen me politikën e përbashkët të bujqësisë, mbeten për t'u përmirësuar. Përsa i përket zhvillimit rural, zbatimi i programit IPARD II vazhdoi. Megjithatë, nevojitet një rritje e ndërtimit të kapaciteteve dhe mbikëqyrjes për të siguruar përfundimin e programit IPARD II dhe për të filluar zbatimin efikas të IPARD III në përputhje të plotë me parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar”, thuhet në raport-progres.

Disa rekomandime që janë dhënë në raport me aspektin ekonomik kanë të bëjë me hartimin e një ligji të ri për PPP-të, për investimet publike të afruara me BE, të avancohet lufta ndaj pastrimit të parave, të mbrojë fondet që merr nga BE, të bashkëpunojë me OLAF kundër mashtrimeve, si dhe ti japë fund problemeve me çështjet e pronësisë.

E.Gj/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori