Ish presidenti Donald Trump shfrytëzoi takimin e parë me mbështetësit në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024 për të lëshuar kritika ndaj prokurorëve që po kryejnë hetime ndaj tij.
Gjatë tubimit në aeroportin Ueiko, në shtetin e Teksasit, zoti Trump tha se ndaj tij po kryhen procese hetimore të rreme duke i cilësuar si “gjueti shtrigash”.
Prokuroria e Manhatanit po heton rolin e ish-presidentit lidhur me pagesën ndaj aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj, përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Zoti Trump tha se është i pafajshëm dhe se po hetohet për diçka që nuk përbën krim apo shkelje ligjore.
Trump tha mes të tjerash se kundështarët e tij po përpiqen ta ndalojnë atë, por nuk ia kanë dalë dot.
Gjatë fjalimit, ai kritikoi edhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili pritet gjithashtu të kandidojë për president, duke e cilësuar aleatin e tij të dikurshëm si “jo besnik”.
Trump po përballet me një seri sfidash ligjore. Veç hetimeve në Nju Jork, një juri e madhe federale në Uashington po heton çështjen e mbajtjes së dokumenteve sekrete nga zoti Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021. Po ashtu, edhe në shtetin e Xhorxhias, po kryhen hetime ndaj ish presidentit mbi përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
18.8%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit
22 Korrik, 17:22
-
Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD
22 Korrik, 17:16
-
Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
22 Korrik, 16:32
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
21 Korrik, 18:33
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin
21 Korrik, 13:50
-
Trump: Shërbimi Sekret gaboi, duhet të lajmëronin për sulmin! Mora një plumb për demokracinë
21 Korrik, 12:47