MOSKE- Ish presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich është goditur nga një infarkt dhe është në gjendje të rëndë. Lajmi u dha të premten e 7 marsit nga e përditshmja ruse Moskovski Komsomolets, ku citohej një burim anonim dhe më pas lajmi u përhap me shpejtësi edhe nga disa media ndërkombëtare.
Gazeta ruse, thekson se deri më tani nuk ka mundur ta konfirmojë këtë lajm, për gjendjen e rëndë të 63-vjeçari Yanukovich, ndaj të cilit disa javë më parë u dha edhe një mandat arresti ndërkombëtar, duke qenë në kërkim me akuzën si përgjegjës për protestat e përgjakshme në Kiev.
Viktor Yanukovich u shkarkua nga detyra nën akuzë, nga parlamenti i vendit dhe aktualisht ndodhet në Rostov të Moskës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com