Madje, ajo pretendon se zyrtarët e Britanisë së Madhe i kanë kërkuar asaj të injorojë provat për pagesa të paligjshme. Pretendimet ose akuzat kundër Zyrës së Jashtme janë bërë të qarta në dokumentet e paraqitura në një gjykatë në qendër të Londrës. Pretendimet e Bamieh kundër EULEX-it, misioni i BE-së në Prishtinë, u prezantuan edhe në 2014 tek ‘’ the guardian’’ . Bamieh tregon se ajo është intimiduar në punën e saj si prokurore për EULEX, pas pretendimeve se kishte gjetur prova se stafi i lartë i misionit kishte marrë ryshfet dhe po bashkëpunonte me vrasës.
Misioni EULEX ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro që kur është krijuar me premtimin ose qëllimin për të ndjekur ‘’peshqit e mëdhenj’’ ndërmjet politikanëve kosovarë që dyshohet se ishin të përfshirë në krimin e organizuar. Pretendimet e Bamieh, së bashku me paraqitjen e dokumenteve komprometuese në mediat kosovare, kanë përforcuar përshtypjen brenda provincës së ish-Jugosllavisë se EULEX-i mund të jetë bërë pjesë e problemit që po përpiqet të zgjidhë. Dokumentet pohojnë se Bamieh, që ishte punësuar nga foreign office dhe më pas u bë pjesë e EULEX, fillimisht ngriti shqetësimet e saj lidhur me një zyrtar qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar në qershor 2012.
Për këtë ajo pati edhe takime më zyrtarë të lartë në Prishtinë të cilit i kishte treguar për provat por faktet nuk u morën parasysh , madje ai e kishte këshilluar të mbyllte njërin sy. Avokati i Bamieh, Peter Daly nga specialistët për të drejtat e njeriut tha se Rasti i Maria Bamieh është ai që ngre pyetje shumë shqetësuese për institucionet e BE dhe për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Nga ana tjetër një zëdhënës i foreign office I ka mohuar akuzat e sipërpërmendura dhe theksoi se eshte totalisht e pavërtete që një diplomat britanik ti ketë dhënë këshilla të tilla Bamieh.
dy.b/shqiptarja.com











