TIRANE - Demokratët i janë bashkuar këtë të enjte protestës së Shoqatës së ish-Pronarëve të cilët kundërshtuan para Kuvendit ligjin e pronave. 

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shprehën se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin, me argumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese dhe cënon të drejtën e ish-pronarëve. "Partia Demokratike është e vendosur krah ish-pronarëve, do e shfyqziojë ligjin", u shpreh Bylykbashi. 

Protesta u mbajt para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, ku do të hidhet në votim dekreti i Presidentit Bujar Nishani i cili e kthey për rishqyrtim ligjin e pronave. Dekreti i kreut të shtetit është rrëzuar nga mazhoranca gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)