Ish-pronarët, përfundon verifikimi
i vendimeve të 1995/ Përfituesit

Ish-pronarët, përfundon verifikimi<br />i vendimeve të 1995/ Përfituesit
Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi dje se ka përfunduar procesin e vlerësimit ekonomik të vendimeve përfundimtare të vitit 1995, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit në të gjithë vendin dhe i ka bërë publike ato në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.

Pas verifikimit, u identifikuan 6.838 vendime të vitit 1995, të cilat u kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, për të gjithë territorin e Republikës.

Të dhënat lidhur me gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuar, sipërfaqja e njohur për kompensim dhe vlerësimin përkatës jepen të detajuara në listën që publikohet sa më poshtë.

Për vendimet e vlerësuara financiarisht të vitit 1995, subjektet mund të paraqiten pranë Agjencisë së pronave për të aplikuar për ekzekutimin e vendimit të vlerësuar.

Ndërkohë, subjektet e interesuar, të cilët evidentojnë të meta apo pasaktësi, kanë të drejtë të plotësojnë dokumentacionin e munguar dhe të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

Me përfundimin e procesit të vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitin 1995, numri total i vendimeve të viteve 1993, 1994 dhe 1995 të publikuara arrin në 10.763. Aktualisht, ATP vijon punën me vlerësimin e vendimeve të vitit 1996.

lsita 1
lsita 3

lsita 2


lsita 4

tabelat 12

tabelat 12

tabelat 13

tabelat 13

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi