Ish-pronarët, si aplikohet për
kompensim financiar/Formulari

Ka hyrë dje në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit ndryshohet procedura e trajtimit të kërkesave të ish-pronarëve për njohjen e së drejtës së kompensimit financiar. Ky është një akt nënligjor, në zbatim të ligjit nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Vendimi rregullon procedurat për mbledhjen, përpunimin, administrimin e akteve të subjekteve të shpronësuara dhe vendimmarrjen e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP) gjatë procesit të njohjes të së drejtës së kompensimit.

Mospërputhja
Në shumë raste në praktikë, konstatohen mospërputhje në përcaktimin e sipërfaqes midis dokumentacionit ligjor dhe atij hartografik. Sipas Vendimit të qeverisë, në raste të tilla ATP-ja i jep përparësi dokumentacionit ligjor në përcaktimin e sipërfaqes mbi të cilën njeh pronësinë. Pra, ATP-ja pozicionon pronën në bazë të interesit më të lartë të subjektit.

Mangësitë
Në rastet kur ATP-ja konstaton mangësi në dokumentacionin shoqërues të kërkesës, theksohet në VKM, subjektit të shpronësuar i kërkohet që, brenda 30 ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit, të bëjë plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Në këtë rast, afatet ligjore të shqyrtimit të kërkesës pezullohen deri në momentin e plotësimit të dokumentacionit.

Kur kërkesës i mungon adresa e saktë postare, njoftimi bëhet përmes shpalljes publike në mjediset e ATP-së dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi, si dhe në vendbanimin e subjektit apo trashëgimtarëve të tij. Njoftimi konsiderohet i kryer kur institucioni i njësisë së qeverisjes vendore konfirmon se shpallja është bërë për 30 ditë. Ky konfirmim bëhet pjesë e dosjes.

Dokumentet
Dokumentacion mbështetës i kërkesës nga ana e ish-pronarëve do të konsiderohet dokumentacioni që kërkohet gjatë shqyrtimit administrativ të kërkesës dhe mund të përbëhet nga dokumente të tilla, si: vërtetim për përfitim apo jo nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, deklarata noteriale, nëse subjektet e shpronësuara kanë përfituar apo jo nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, vendime të mëparshme kthimi ose kompensimi, të cilat tregojnë përfitime të mëparshme të subjekteve, dokumente apo vërtetime të tjera që tregojnë përfitime të mëparshme, vërtetime apo certifikata nga zyrat e gjendjes civile apo çdo dokument tjetër që i shërben zgjidhjes sa më të drejtë të kërkesës që shqyrtohet.

Kurse dokumentacioni hartografik aktual përbëhet nga harta me të dhënat topografike dhe hartografike të pronës së pretenduar, të pasqyruar në hartën aktuale dhe të konfirmuar nga institucioni, ku, sipas rastit, mund të jetë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, ku ndodhet prona e pretenduar apo çdo institucion tjetër shtetëror, si dhe pozicionimi i pronës së pretenduar me inxhinier/gjeodet të licencuar, me përjashtim të rasteve kur pozicionimi i pronës është kryer me vendim gjykate të formës së prerë. Po kështu, edhe nga harta aktuale, mbi të cilën pozicionohet prona e pretenduar me inxhinier/gjeodet të licencuar, me përjashtim të rasteve kur pozicionimi i pronës është kryer me vendim gjykate të formës së prerë.

Afatet
Por çfarë ndodh në ato raste, kur kërkesat për njohje të drejte janë paraqitur për trajtim para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 dhe për të cilat nuk ka një vendim? Për kërkesat e paraqitura para hyrjes në fuqi të ligjit, për të cilat ka një vendim njohjeje të së drejtës, këto vendime kalojnë për kompensim me kërkesat e tjera sipas rendit kronologjik. 

formulari 1

formulari 2

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti