Ish punonjësi i Bashkisë: Basha
na pushoi masivisht nga puna

Ish punonjësi i Bashkisë: Basha<br />na pushoi masivisht nga puna
TIRANE - Fiqiri Bali, (ne foto) që nga viti 1993, ka qenë punonjës i ndërmarrjes nr.3 të bashkisë së Tiranës që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe shkollave. Por në shtator të 2011-ës, kur në krye të kësaj bashkie erdhi Lulzim Basha, ai u pushua nga puna. “Dhe nuk isha vetëm unë, por u pushua e gjithë ndërmarrja, që ishim në total 120 vetë. Unë nuk i mbaj mend me emra të gjithë, por 65 prej tyre më kujtohen shumë mirë edhe funksionet që ata kishin.

Dhe ky kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, që sot del nëpër Tv dhe kërkon që të mos hiqen njerëzit nga puna, kur erdhi vetë në pushtet, hoqi nga puna edhe shoferët e dum dumeve, siç u themi ne. Nuk la asnjë në punë nga ata që ishin në kohën e Ramës, ndërkohë që pjesa më e madhe e jona, kishin punuar gjithë jetën në bashki. Unë kam filluar punë në bashki më 1993-in, kur ka qenë kryetar Sali Kelmendi.

Kam punuar kur ka qenë kryetar Albert Brojka, dhe kur ka qenë Edi Rama.Dhe asnjëri prej tyre nuk na ka prekur, pasi ne ishim zanatcinj dhe merreshim me mirëmbajtjen e shkolave, kopshteve, çerdheve, konvikteve, etj. Ndërsa sapo erdhi Lulzim Basha, drejtori i ri i ndërmarrjes nr.3 na largoi të gjithëve nga puna. Kështu ka ndodhur edhe me punonjësit e ndërmarrjes nr.1 dhe ata të ndërmarrjes nr.2.”, - na thotë Fiqiri Bali, që ka punuar si marangoz në ndërmarrjen nr.3 të Tiranës.

Ai shton më tej se ata që punonin më parë në këtë bashki kanë qenë me arsim profesional, ndërsa të rinjtë që i zëvendësuan nuk kishin asnjë arsim përkatës, përveçse ishin militantë apo të njohur të drejtorit të ri. “Absurdi është se disa prej punëtorëvve, kur u dhanë letrën e shkarkimit nga puna, shkruhej se nuk kishin arsimimin e duhur, ndërkohë që të gjithë kanë qenë me shkollë profesionale. Ata të rinjtë që na zëvendësuan nuk kishin asnjë lloj arsimimi. Ata ishin o militantë të partisë ose kishin njohje me drejtorin”, - pohon më tej Bali.

Ai na tregon se madje edhe motivacionet që janë shënuar në fletët e pushimit nga puna janë nga më absurdet. “Ta zemë mua më kanë pushuar me motivacionin: Moszbatim dhe shpërdorim i detyrave të lëna nga eprori si dhe cënim i figurës etiko-morale. A ka njeri të ma shpjegojë se çfarë do të thotë me “cënim të figurës etiko-morale”? As vetë ata të bashkisë nuk më kanë kthyer përgjigje kur i pyeta se çfarë do të thotë kjo”, - shpjegon më tej ish punonjësi i ndërmarrjes nr.3 të bashkisë së Tiranës. Ai na thotë se ai vetë është një ish i përndjekur politikë, pasi babai i tij, Dalip Bali, ka qenë një i dënuar politik në kohën e monizimit.
 
Denoncimet
Ish punonjësit e bashkisë së Tiranës, denoncojnë se janë pushuar në mënyrë masive nga puna, pas ardhjes së Lulzim Bashës në krye të kësaj bashkie. Një pjesë e madhe e kanë çuar çështjen në gjyq ku e kanë fituar gjyqin, ndaj thonë ata, Basha nuk ka moral dhe t’u kërkojë socialistëve të mos pushojnë njerëz nga puna
 
Fiqiri Bali, ish punonjës i ndërmarrjes nr.3 të bashkisë së Tiranës
 
Faksimile e vendimit të pushimit nga puna të Fiqiri Balit, me 12 shtator 2011

faksimile


Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun