POLIÇAN-Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit kanë dalë për të protestuar në qendër të qytetit.

Punonjësit protestojnë për heqjen nga puna në vitin 2014 dhe sipas tyre i është premtuar trajtim i veçantë.

Sipas tyre prej 3-vitesh ata nuk kanë marrë asnjë trajtim në lekë, edhe pse kanë punuar 25-vjet në prodhim dhe demontim municionesh dhe nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje për mënyrën sesi do trajtohen nga shteti.
 
“Sipas ligjit na takon të trajtohemi njësoj si 850 punëtoret e tjerë të uzinës mekanike, që janë hequr 15-vjet më parë dhe kanë përfituar pension. Kërkojmë rihapjen e ligjit 9179,st 29.91.2004, "Për trajtim të veçante të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", deklarojnë protestuesit.

protesta polican
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com