TIRANË- Ish repartet ushtarake të Mjekësit në Elbasan dhe ura që lidh komunat e Fierit me ato të Roskovecit po shkojnë çdo ditë e më tepër drejt degradimit, pasi zhvishen vazhdimisht për skrap.
Ish repartet ushtarake të Mjekësit janë kthyer në rrënoja dhe kanë dalë jashtë funksionit të tyre të mëparshëm. Në këtë gjendje, tregtarët e skrapit janë ata që shfrytëzojnë rastin për ta zhveshur tërësisht nga pjesët metalike të godinave, duke i shkatërruar ato edhe më shumë seç janë.
Përfaqësues të komunës Shirgjan në Elbasan i kanë kërkuar disa herë ministrisë së Mbrojtjes për t’i marrë nën administrim këto reparte. Madje këto disa prej ish reparteve po shfryrëzohen edhe nga familjet e pastreha si objekte banimi.
Një problem për banorët e strehuar në këto ish reparte ushtarake është se po bëhen procedurat që kjo sipërfaqe toke do t’i kalojë ish pronarëve, e për pasojë banorët që jetojnë në këto godina rrezikojnë të mbeten në rrugë.
FIER, URA E ZHVESHUR PËR SKRAP, RREZIK PËR AKSIDENTE AUTOMOBILISTIKE
Edhe ura që lidh komunat e Fierit me ato të Roskovecit është zhveshur për skrap, duke u kthyer kështu në një burim rreziku për aksidentet automobilistike.
Ura Metalike që lidh disa komuna të Fierit dhe të Roskovecit ka rënë pre e grabitjeve për skrap, duke e bërë atë të rrezikshme për automjetet që qarkullojnë mbi të. Madje, ura metalike që ndodhet në aksin rrugor Fier- Marinëz rrezikon të shembet. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ndihen të rrezikuar kur kalojnë mbi sipërfaqen e urës dhe bëjnë apel për ndërhyrje, para se të jetë vonë. Ura mban një peshë vetëm prej 5 tonësh, ndërsa aty kalojnë mjete të tonazhit të rëndë me peshë disa herë më të madhe se kapaciteti i urës.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com