Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.
/Shqiptarja.com
Këtë e ka bërë me dije Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha ta ketë takuar “mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry” gjatë konferencës së Sigurisë në Munih.
Pacolli shkroi se : “Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.
Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, ka shkruar Pacolli.
a.m/Shqiptarja.com









