TIRANË - Në rrëmbimin e më tej vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij viti rezulton i përfshirë edhe ish-shefi i krimit Ekonomik Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim. Ky fakt mësohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat sqaruan për Shqiptarja.com se ndaj Dalipajt është lëshuar urdhër arresti. Gjykata Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë Arrest me burg për veprën penale të rrëmbimit në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje, duke përjashtuar kështu akuzën e vrasjes.
Po ashtu policia ka arrestuar një të dyshuar si autor të ekzekutimit të Çollakut. 33-vjeçari nga Durrësit Denis Shtraza u arrestua mbrëmjen e së enjtes në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas në tentativë për tu larguar nga vendi, drejt Italisë. Prova më e fortë e prokurorisë që lidh Shtrazën dhe Dalipajt me vrasjen, janë gjurmët e gjakut të gjetura në fashat plastike me të cilat ishte lidhur 34-vjeçari Çollaku, i cili u gjet i pajetë anë një rruge në Fushë-Krujë një ditë pasi ishte rrëmbyer në Durrës nga disa persona të veshur me simbole të policisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për Shqiptarja.com se Shtraza dhe ish-shefi i Krimit Ekonomik janë ndaluar edhe më parë nga policia gjatë kontrolleve që nisën menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit Gazmend Çollaku, por që u lanë përkohësisht të lirë. Pas provave bindëse që lidhin këta dy persona me vrasjen, policia mundi të vë në pranga Shtrazën, ndërsa ish-oficeri i policisë është ende në kërkim.
Ervin Dalipaj ka drejtuar Krimin Ekonomin në Drejtorinë e Tiranës në vitin 2013, ndërsa ka qenë edhe shef i krimeve në Komisariatin numër 4.

Ervin Dalipaj
Por si u zbulua përfshirja e Shtrazës dhe Dalipajt në vrasjen e Çollakut?
Nga kontrollet e policisë për personat e dyshuar pas vrasjes së Çollakut, është ndaluar dhe kontrolluar një makinë tip ML ku udhëtonte Denis Shtraza dhe një person i dytë, që dyshohet se ka qenë pikërisht ish-oficeri i policisë Ervin Dalipaj. Policisë i ka ngjallur dyshime që në makinë gjetën disa celularë të fikur, ndaj vendosën bllokimin e përkohshëm të makinës, dhe shoqëruan dy personat, të cilët më tej u lanë të lirë derisa policia vijonte hetimet.
Elementi që çoi në arrestimin e Denis Shtrazës dhe në urdhër arrestin për Dalipajn,janë disa gjurmë gjaku që u gjetën në makinën ML pas kryerjes së ekspertizës, të cilat rezultuan të njëjta me gjurmët e gjetura në fashat plastike me të cilat ishte lidhur Çollaku pas vrasjes. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se këta persona duhet të kenë qenë pjesë e pengmarrjes dhe vrasjes së Çollakut.
Video/ Arrestimi i Denis Shtrazes
/Shqiptarja.com