Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është paraqitur sot struktura e Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ishte i pranishëm Niko Peleshi, Erion Veliaj, deputetë dhe ambasadorë.
Zëvendës kryeministri Peleshi u shpreh se borxhi ndaj ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit nuk mund të shlyhet kurrë por ai deklaroi se qeveria ka marrë masa si asnjëherë më parë ndërsa po aplikon dëmshpërblimet.
Ai shtoi gjithashtu se Qeveria ka mbajtur premtimin kur ndërtoi Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës, muzeun që nderon dhe kujton viktimat e komunizmit.
“Ngritja e kësaj qendre të re kombëtare për dosjet e ish-sigurimit është një premtim i mbajtur i qeverisë sonë. Ndërsa ne kemi një borxh që nuk mund ta shlyejmë përjetë ndaj ish-të përndjekurve dhe të persekutuarve kjo qeveri ka dëmshpërblyer dhe po i shpërblen ata si kurrë më parë. Premtim i mbajtur është edhe ngritja e Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës, muzeu që na njeh me diktaturën mizore për të kujtuar dhe nderuar viktimat e komunizmit si dhe muzeu në Shkodër”, tha Peleshi.
E para dosje që u hap ishte ajo e Musine Kokalarit, ndërsa drejtuesja e këtij autoriteti Gentiana Sula deklaroi që janë marrë 3 kërkesa për pastrimin e figurës.
“Me Ambasadën Amerikane kemi hedhur hapat e parë për bashkëpunimin në kulturë sidomos për komunizmin.
Së pari jemi bërë gati dhe kemi prioritet t’u japim informacion institucioneve publike nëse duan informacion për pastërtinë e figurës. Sot kemni marrë 3 kërkesa për pastrimin e figurës.
Së dyti japim informacion për familjarët e personave të dënuar ose ata vetë. Kemi marrë një kërkesë për Musine Kokalarin dhe ndihemi mirë që është ajo e para.
Po ndërtojmë një projekt të mirë për dixhitalizimin e plotë. Ky do të jetë një institucion i memories”, tha Sula.
Familjarja e Kokalarit e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se kjo është një dhuratë e pazakontë që do t’i bëhet Musinesë në 100-vjetorin e lindjes me 10 shkurt.
“E para dosje që hapet Musine Kokalari. Jo vetëm hapja por edhe dorëzimi i plotë më 10 shkurt që është 100 vjetori i lindjes së Musine Kokalarit. Një dhuratë e pazakontë për një ditëlindje. Nëse nga një anë jemi të gëzuar që po hedhim dritë mbi të vërtetën është e trishtueshme hapja e kësaj kutie ku është fshehur e keqja që ka rrethuar gjithë jetën këtë grua. Është momenti që ajo të listohet në rreshtin e figurave më të shquara të kombit shqiptar”, u shpreh ajo.
Para disa javësh e ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv e pyetur rreth strukturës dhe funksionimit të këtij aurotiteti Sula është shprehur: "Struktura e institucionit përbëhet nga 5 departamente në bazë të funksioneve që ka autoriteti me ligjin e posaçëm që është krijuar.
Departamenti i parë do të jetë departamenti i arkivave që do të merret me mbledhje, grumbullim, përpunim, indeksim dhe dixhitalizimin e arkivës.
Departamenti i dytë është departamenti i informacionit që do të merret me dhënien e informacionit për publikun personat e prekur ose për ata që kanë qenë punonjës të këtij shërbimi, për autoritete publike që do kërkojnë informim ose për studiuesit që në bazë të ligjit kanë akses në këtë informacion. Njëkohësisht do të ketë edhe një departament për të përpunuar ose me qëllim rehabilitimi ose dëmshpërblimi ose për qëllime të ndryshme që do të kenë personat e prekur do marrin informacion.
Departamenti i tretë është ai i kërkimit shkencor dhe i edukimit qytetar. Këtu thelbi kryesor do të jetë në punën koordinuese që do të bëhet me institucionet të studimit të historisë në vend dhe jashtë dhe njëkohësisht dhe mënyra se si ne ta publikojmë atë gjë që ka ndodhur gjatë 50 vjetëve. Në pjesën e dokumentimit të punohet së pari e represionit, me dhunën, si është ngritur, çfarë ka ndodhur, kush ka qenë arkitektura e represionit.
Së dyti kemi shumë shpresë që do dokumentojmë mirë pjesën e rezistencës, atë që njerëzit kanë bërë për t’i rezistuar represionit, shprehjet e lirisë, dëshirën e tyre për mendim ndryshe, për besim fetar. Kemi shumë dëshirë të dokumentojmë pjesën e solidaritetit njerëzor që pavarësisht se çfarë ka ndodhur me dhunën, shoqëria u imponua të ndërtonte mur edhe izolim mesa familjeve. Njëkohësisht do të kemi mundësinë të marrin dëshmi gojore të njerëzve që vijnë edhe marrin shpërblim nga autoriteti por që edhe kanë dëshirë të lenë dëshmitë e tyre gojore për të shërbyer si një burim për historianët që do studiojnë këtë periudhë.
Departamenti tjetër do të jetë ai i shërbimit që merret me pjesët gjenerike, financë, prokurim, kuadër.
Departamenti i fundit do të jetë ai i sigurisë, do mundohemi që informacioni të trajtohet me sigurinë maksimale dhe të ketë kushtet e deklasifikimit dhe të hapjes për publikun në mënyrën e përshtatshme që ofrojnë rregullat kombëtare dhe ligji jonë. Ka një dëshirë për ta hapur. Ne nuk do të jemi një institucion që do të japim verdikte për sa i përket historisë, do të punohet me rrjete kërkimore shkencore, është parashikuar një këshill i studiuesve i cili do të marrë mendjet më të ndritura të Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë.
Do të ketë një rreth gazetarësh të cilët kanë dëshmuar interes për epokën e komunizmit dhe kanë dëshirë të futen në një investigim më të thellë për t’u bërë mesazherë të asaj që ka ndodhur gjatë viteve do t’u krijohen kushte të posaçme. Do të ketë një bibliotekë, ku do të grumbullohen materiale nga vendi dhe jashtë vendit nëpërmjet partneriteteve që po krijohen për të parë se si janë krijuar dhe çfarë mund të behëm më mirë. Do të jetë edhe rrethi i miqve që do të ketë figura shumë të larta edhe ndërkombëtare dhe këta do të jenë grupi i njerëzve që do të lobojnë për autoritetin".
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO