Ish-sulmuesi i Kombëtares
kundër De Biazit: Xhan, ik!
Pas humbjes 3-0 kundër Izraelit, ish-sulmuesi i Kombëtares së futbollit, Roland Luçi, i kërkon trajnerit Xhani De Biazi të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare të futbollit
Pas humbjes 3-0 kundër Izraelit, ish-sulmuesi i Kombëtares së futbollit, Roland Luçi, i kërkon trajnerit Xhani De Biazi të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare të futbollit.
Në një status në faqen e tij në "Facebook", 56-vjeçari shkruan se trajneri De Biazi nuk ka çfarë t’u japë më kuqezinjve.
"Gianni, nuk po i hyjmë fare detajeve teknike të eliminatoreve të Botërorit, nuk ja vlen, janë skandaloze. Të lutem, të kam dhe unë xhan si Edrama, vetëm ik"- shkruan Roland Luçi
Statusi i plotë:“Gianni o xhan!
Me Shqiperine arrite te jesh nder 24 ekipet me suksesshme te Europes, pavaresisht se disa pike qe na çuan atje nuk ishin te tuat, e as te ekipit bile. Gjithsesi, ty nuk te interesonte kjo, ti shkove ne France, u afirmove si trainer, paçka se mbas Europianit perveç FSHF-se nuk ta vari kush, kerkujt ne boten e futbollit nuk i ra nder mend per ty. Pavaresisht thashethemeve qe shperndave.
Po ta varen shqiptaret, burrat e shtetit shqiptar te dhane dekorata trimerie, te quajten ‘xhan’, te bene doktor shkencash nuk e di se per çfare, te bene dhe qytetar nderi te disa qyteteve dhe fshatrave, te zgjaten kontraten duke te dyfishuar rrogen, po edhe me para cash e premio te mbushen xhepat, te dhane dhe nenshtetesine shqiptare, qe ti shpetoje me kollaj taksimit te te ardhurave qe realizove ne vendin e shqiponjave – shqiponja qe mbas teje fluturuan me presh.
Keto une i kam thene me kohe dmth kam thene qe ti je nje trainer frikacak, ke frike nga fitorja, ke frike nga trepikeshi, je rob i katenaçios se famshme te cilen eshte dashur ta aplikosh gjate gjithe karrieres tende dhe na e mesove edhe ne.
Nuk ike mbas Europianit dhe te lije ne keto troje nje emer suksesi ne euforine flakekashte te shqipove. Nuk ike duke e ditur se mrekullite, fati dhe gjyqe qe na japin trepiksha nuk do te kishte me. Nuk ike sepse arrite te thyesh Duken te cilit tekstualisht i the hape thesin dhe ai e hapi. Dhe ti nuk je trainer me namuz qe ta kuptosh se koha jote ka skaduar, ti je thjesht pragmatik, xhambaz qe arrite te kesh nje kontrate te re te majme.
Gianni, nuk po i hyjme fare detajeve teknike te eliminatoreve te Boterorit, nuk ja vlen, jane skandaloze.
Gianni, te lutem, te kam dhe une xhan si Edrama, vetem ik, ik!
Po ti nuk je budalla qe te ikesh vullnetarisht.
Vetem bossi Armando mund te na ndihmoje ne kete drejtim…”.
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
63.3%
-
Edi Ramën
31.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 3927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20