TIRANE - Ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e mikut të tij Perikli Shqevi. 74-vjeçari edhe pse ishte i sëmurë me kancer, ishte bërë pjesë e grevës së urisë që nisi me 22 shtator dhe u mbyll më 22 tetor, në çadrat e vendosura në lagjen "Komuna e Parisit". Miq shokë dhe bashkëvuajtës të cilët kanë ndarë qelinë në burgun famëkeq të Spaçit me të ndjerin Karamuça, shprehen të indinjuar për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej miku i tyre. Ata i kanë bërë edhe njëherë apel qeverisë Shqiptare që ta konsiderojë këtë kategori shoqërore e cila ka mbetur në mëshirë të fatit.
“Ai vuajti, as lekë nuk i mori shteti e la mbas dore. Të na shikoj Sala se na ka lënë rrugëve gjithë jetën” , u shpreh Xhemal Zhuri, bashkëvuajtës në burgun e Spaçit me të ndjerin.
Kurse ish-koordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa u shpreh se “Shpëtim Karamuça është një pishtar tjetër që rindizet dhe i bën apel çdo shqiptari që të mos flejë por të ngrejë zërin sepse Shpëtim Karamuça ndërroi jetë si pasojë e vuajtjeve në burgun e Spaçit dhe nga greva e urisë”.
Shpëtim Karamuça është viktima e dytë nga ish të burgosurit politikë pjesëmarrës në grevën e urisë. Ai u nda nga jeta pas vdekjes së Lirak Bejkos i cili u vetëdogj në shenjë proteste ndaj injorimit që qeveria po i bëri kësaj greve. Karamuça ishte diagnostikuar me kancer në laring që në vitin 2008 kur kishte shkuar në Holandë dhe ishte strehuar atje si azilant politik. Atje ishte kuruar falas por ishte kthyer në Shqipëri në verë, pasi i kishte mbaruar edhe koha e azilit.
/Shqiptarja.com