TIRANE - Në një deklaratë për mediat të dhënë ditën e sotme, kreu i Shoqatës së ish-të burgosurve politik, Skënder Tufa ka kërkuar nga Kryeministri Sali Berisha që të zbatojë ligjin dhe të japë 3 këstet e tjera që i takon kësaj shtrese shoqërore. Sipas Tufës ata nuk po kërkojnë lëmoshë por vetëm zbatimin e ligjit dhe dhëniet e 3 kësteve për ish-të përndjekurit.
“Ne kemi kërkuar zbatimin e ligjit dhe jo lëmoshë. Zbatimi i ligjit do të thotë që Kryeministri do të japë 3 këste. Një e ka dhënë, tani duhet të japë edhe 3 këste të tjera, që të bëhen 4 këste. Ky është vetëm zbatimi i ligjit, por përveç kësaj është edhe pensioni ligjor për të burgosurit politik”, u shpreh Tufa.
Më tej në deklaratën e tij, Tufa akuzon Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se ka fyer Lirak Bejkon, dëshmorin e demokracisë, siç e quan ai dhe nuk ka lejuar që të nderohej në Parlament. Për këtë ai fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbështesin ish-të përndjekurit në protestën paqësore që do të zhvillojnë ditën e enjte përpara Kuvendit.
“Jozefina Topalli ka fyer të burgosurit politik dhe nuk ka pranuar që dëshmori i demokracisë Lirak Bejko të nderohej dje në Parlament. Për këto arsye në datën 16, ditën e enjte përpara parlamentit do të bëhet një protestë paqësore. Ftojmë qytetarët e Tiranës, të burgosurit politik dhe qytetarët në mbarë Shqipërinë që të marrin pjesë në këtë protestë paqësore”, deklaroi Tufa.
PATRIOTI: BERISHA TE MOS PRESE TE VETEFLIJOHEMI
Ndërkohë që për këtë problem ka reaguar edhe Asllan Patrioti, i cili duke folur në studion e A1 Report është shprehur se nuk është aspak i kënaqur me 1 këst në 4 vite dhe duhet që të gjithë ish-të burgosurit duhet të marrin edhe 3 këstet e tjerë. Patrioti i bëri thirrje Kryeministrit Berisha të reagojë sa më shpejt dhe nuk duhet të presë që ish-të burgosurit të eleminojnë veten një nga një, duke theksuar se është pikërisht kjo shtresë që e ka mbajtur atë prej 22 vitesh në qeveri.
“Me këstin e dytë nuk jam i kënaqur jo vetëm unë, por dhe bashkëvuajtësit, pasi po marrin 1 këst në 4 vite dhe duhet të marrim dhe 3 këste të tjera. Nëse qeveria mendon se do të na mashtrojë bën gabim, ne nuk jemi fëmijë. I bëj thirrje të kthejë sytë sepse njeriu që iku, Bejko, iku nga hallet dhe nevojat familjare. Nëse pret të eliminojmë veten një nga një bën gabim fatal. Kryeministri reagon pak por duhet të reagojë më shumë, sepse ne e kemi mbajtur 22 vjet në karrige”, u shpreh Patrioti.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com