VLORË- Greva e ish – dënuarve politik në Tiranë është mbështetur edhe nga një përfaqësi e ish të përndjekurve politik në Vlorë, duke protestuar në mënyrë paqësore paraditen e sotme para prefekturës së qarkut të Vlorës.
Me pankarta në duar ata kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut gjatë regjimit komunist, në të kundër ata paralajmërojnë protesta të dhunshme dhe grevë urie, deri në vetëflijim.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 80 ish- të dënuar politik jo vetëm nga Vlora, por edhe nga Dukati, Orikumi etj.
Ish të përndjekurit kanë kërkuar që çështja e tyre të zgjidhet sa më parë.
Për rreth 1 orë sa ka zgjatur kjo protestë, policia e Vlorës ka qëndruar në gadishmëri për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, por fatmirësisht situata nuk është acaruar.
/Shqiptarja.com