TIRANE- Ish të burgosur politikë dhe mbështetës të grevës së urisë së kësaj shoqërie zhvilluan një protestë gati 1 orëshe para Parlamentit. Një kordon policie ishtë vendosur para godinës së Parlamentit dhe protesta nisi rreth orës 10:00. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku i kërkojnë qeverisë kompensimin dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Pavarësisht se prej tyre ishte marrë paraprakisht leja për zhvillimin e tubimit nuk kanë munguar përplasjet me uniformat blu të cilat tentuan të bllokonin grumbullimin e qytetarëve.
Pas konfrontimeve u bë e mundur që protesta të vazhdonte në një hapësirë të kufizuar dhe të rrethuar nga forca të shumta policore. Përfaqësuesit e ish të përndjekurve politikë përsëritën kërkesat e tyre për dëmshpërblim duke kërkuar nga qeveria të kthejë sytë nga kjo shtresë e vuajtur.
AK SOLIDARIZOHET ME GREVISTET
Ndërkohë që në 2 çadrat e vendosura në lagjen "Komuna e Parisit" greva e urisë shënon sot ditën e 13-të. Pas përmbylljes së tubimit, protestuesit ju drejtuan zonës së Komunës së Parisit në Tiranë ku qëndronim edhe grevistët. Aty mbërriti edhe kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu i cili shprehu solidaritet në kërkesat e ish të përndjekurve. "Këta janë burrat e shtetit që luftojnë kundër burracakëve"- tha kreu i Aleances.
FRD, OKETA: HESHTJA E QEVERISE E PAJUSTIFIKUESHME
Deputeti i Partisë Fryma e re Demokratike Gazmend Oketa vlerësoi si të pajustifikueshëm faktin që në seancën e parlamentit nuk pati asnjë reagim ne mbështetje të ish-të burgosurve politike të cilët sipas tij ndjehen ende të përsekutuar e të harruar nga qeveria.
Deputeti socialist Erjon Braçe iu përgjigj akuzave të Ministrisë së Mbrojtjes për nxjerrje të sekretit shtetëror, gjë për të cilën edhe është paditur në Prokurori. Braçe deklaroi përballë kamerave se ligji mbi sekretin shtetëror në Shqipëri thotë shprehimisht se çdo dokument sekret duhet të përmbajë në kokë siglën që e klasifikon si të tillë. Nga ana tjetër deputeti socialist tregoi se asnjë nga dokumentet e publikuara prej tij ditët e fundit mbi tregtinë e armëve të Ministrisë së Mbrojtjes nuk mban vulën sekret, ndërsa në disa raste ato janë publike për çdo tregtar armësh që kërkon informacion. I gjendur përballë kërkesave presuese të opozitës për sqarim, ministri Imami nga oborri i Parlamentit këmbënguli në idenë se dokumentet në fjalë përbëjnë sekret shtetëror dhe nga ana tjetër shtoi se ai nuk e njeh trafikantin serb Slobodan Tesiç - të cilin e thërret Tosiç - që gjendet në listën e zezë të OKB-së. Ndonëse kontratat e institucioneve shqiptare tregojnë të kundërtën, ministri Imami pohoi se Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjë kontakt me të. Imami tha se edhe për këtë do të ngrejë padi për shpifje kundër socialistit Erjon Braçe.
/Shqiptarja.com