Ish-të dënuarit politikë, 260 emrat
që marrin këstin e dëmshpërblimit

Ish-të dënuarit politikë, 260 emrat<br />që marrin këstin e dëmshpërblimit
TIRANË - Ministria e Financave ka publikuar emrat e 260 ish të përndjekurve të cilëve u është miratuar pagesa e këstit të parë të dëmshpërblimit. Bie në sy se për disa dosje trashëgimtarët nuk kanë plotësuar ende dokumentacionin për të tërhequr këstin. Sipas Ministrisë, pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive.

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

LISTA EMERORE E ISH TE PERNDJEKURVE TE CILEVE U ESHTE NJOHUR E DREJTA E DEMSHPERBLIMIT

ish te perndjekurit 1
ish te perndjekurit 1


Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen