TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publike 200 dosje ish të dënuarish politik të cilat janë aktualisht në proces verifikimi nga Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve. Ministria ka publikuar dhe procedurat e dokumentacionin që duhet të plotësojnë ish të përndjekurit apo trashëgimtarët e tyre për të bërë të mundur përfitimin e kësteve të dëmshpërblimit.
Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve njofton se përfituesit duhet të dërgojnë për çdo këst në Ministrinë e Financave (dorazi në protokollin e institucionit ose me postë në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve) dokumentacionin sipas kategorisë ku bëjnë pjesë. Kategoritë me prioritet janë: Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës: Certifikatë personale; vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish të dënuarën politike. Ish të dënuarit mbi 75 vjeç: Certifikatë personale; vërtetim për numrin e llogarisë bankare. Ish të dënuarit me sëmundje të rënda: Certifikatë personale, vërtetim për numrin e llogarisë bankare; dokumentacioni që vërteton sëmundjet e rënda.
/Shqiptarja.com