Ish-të përndjekurit, 3 mijë emrat që
do të marrin këstin e dytë / LISTA
Tabela/800 emrat qe marrin kestin e II-të

Ish-të përndjekurit, 3 mijë emrat që<br />do të marrin këstin e dytë / LISTA<br />Tabela/800 emrat qe marrin kestin e II-të
TIRANE- Ministria e Financave ka bërë me dije se nga fondi për dëmshpërblimin e të përndjekurve nuk janë shpërndarë ende rreth 5 milionë dollarë për shkak të mungesave në dokumentacion të trashëgimtarëve përfitues, por edhe të një numri të konsiderushëm ish të denuarish në pritje të këstit të katërt dhe të pestë.

“Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 907 dosje, dhe kanë mbetur për t’u paguar afërsisht 1563 dosje. Sqarojmë gjithashtu se mospagesa e këstit të parë për kategorinë jo parësore dhe raste të mosshpërndarjes korrekte të vlerës së miratuar ka rezultuar mungesa e dokumentacionit të dërguar nga përfituesit, si një problematikë e trashëguar nga pagesat e kryera në vitin 2009-2013, si dhe disa pasaktësi të kryera në këtë periudhë, të cilat po korrigjohen në pagesat e kësteve vijuese”, thekson Ministria në një njoftim zyrtar për shtyp.
 
Trashëgimtarët
Sa për mospagesat në vijimësi të këstit të dytë për trashëgimtarët, Ministria sqaron se pengesë janë bërë mangësitë në dokumentacion. “Shqiptarja.com” publikon sot listën e plotë të dosjeve që nuk kanë marrë këstin e dytë (gjithsej 2987 dosje), ku është publikuar informacioni mbi procedurën që do të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet, si dhe afatet ligjore për dorëzimin e dokumenteve në faqen zyrtare të Ministrisë së Financës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)