TIRANE-Ministria e Financave ka publikuar emrat e rreth 1100 trashëgimtarëve të të dënuarve politik të cilët do të marrin këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit. “Të gjithë subjektet përfituese  pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët,  duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara  në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas  përfundimin e këtij afati  jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.

Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit”, thuhet në deklaratën e publikuar prej Ministrisë së Financave.