TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publike procedurat e reja dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë trashëgimtarët e ish të përndjekurve për të përfituar këstet e dëmshpërblimit. Njëherësh Ministria shpjegon edhe hapat që duhet të hedhin trashëgimtarët për të kontestuar procedurën e dëmshpërblimit.
Sipas Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, çdo trashëgimtar ka tre muaj afat pas publikimit të listës së përfituesve (plus 30 ditë shtesë), në rast të kundërt shlyerja e këstit mund të vonohet edhe tre vjet. “Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimin e këtij afati jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.
/Shqiptarja.com