Drejtuesi i Institutit i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola e cilëson të papranueshëm moszbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve pavarësisht se ka hyrë në fuqi që në korrik të 2015. Gjatë një interviste në Report TV Kola, shtoi se zbatimi i këtij ligji do të ndihmojë në gjetjen e eshtrave të shumë të zhdukurve nga regjimi komunist.
 
Është tmerrësisht e patolerueshme që të miratohet një ligj thuajse një vit përpara dhe të përcaktojë afate kohore në rastet e krijimit të autoritetit ka përcaktuar afat kohor një muaj nga data e miratimit dhe jemi në kushtet ku akoma nuk kemi autoritet. Duhet të ishte në funksion në fillim të Korrikut 2015 dhe më pas brënda 6 muajve çdo dosje gjithçka që ka të bëjë më fondin e sigurimit të shtetit duhet të ishte në dispozicion të këtij autoriteti në mënyrë kategorike gjithçka . i Gjithë proçesi sado i komplikuar të ishte nuk mund të zgjaste kaq shumë sa ka zgjatur pa një keqdashje pra jemi në situatën ku kemi  një ligj të miratuar dhe tallemi në mënyrë skandaloze me këtë ligj të miratuar - thotë Kola.