Ish të përndjekurit do
marrin deri në këstin e nëntë

Ish të përndjekurit do<br />marrin deri në këstin e nëntë
Ish të përndjekurit politik që janë gjallë do të marrin deri në 9 këste dëmshpërblimi. Ministria e Financaveka bërë të ditur për gazetën se për të mbyllur procesin e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politik do të duhen të jepen deri në 9 këste.

Kjo për faktin se ligji parashikon kufizime për sasinë e lekëve që mund të jepen ne një këst.

Kështu ish të përndjekurit politik që janë gjallë sot presin të marrin këstin e 7-të, do të marrin edhe 2 ose 3 këste të tjera në mënyrë që procesi i dëmshpërblimit të mbyllet. Pavarisht se për ish të dënuarit poltik që futen te kategoritë parësore procesi i dëmshpërblimit ka ecur me ritme të shpejta, ende duhen të paktën edhe 2 vite për të përmbyllur procesin.

Kësti i 7-të dhe i 8-të
Ish të përndjekurit politik pritet qëbrenda pak ditësh të marrin këstin e 7-të të dëmshpërblimit. Sipas Ministrisë së Financave pjesa më e madhe e ish të dënuarve kanë sjellë tashmë dokumentat pranë këtij dikasteri dhe fondi do të lëvrohet brenda muajit shkurt. Të parët që do të marrin lekët janë ish të dënuarit mbi 75-vjeç, por edhe të dënuarat femra.
Ndërkohë për 2017-të duket se për ish të përndjekurit do të jepet vetëm një këst. Kjo edhe për faktin se qeveria ka miratuar një fond prej 2 miliardë lekësh për këtë kategori, ku 1 miliardë shkojnë për kategorinë parësore dhe 0.6 miliardë për trashgimtarët. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se me fondin prej 1.4 miliardë lekë do të mbyllet dhënia e këstit të 7-të, ndërkohë që një pjesë e vogël që ngelet prej këtij fondi nuk mjafton për të dhënë edhe këstin e 8-të të dëmshpërblimit brenda 2017-s.

Trashgimtarët
Ministria e Financave ka konfirmuar për gazetën se edhe përgjatë këtij viti trashgimtarët nuk do të mund të marrin këstin e tretë. Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin se fondi i dëmshpërblimit për trashgimtarët është shumë i ulët, 0.6 miliardë lekë. Arsyeja e dytë lidhet me numrin e lartë të trashgimtarëve që ende s’kanë marrë asnjë këst, apo të atyre që s’kanë marrë këstin e parë dhe të dytë.

Sipas Ministrisë së Financave duhet që të mbyllet procesi për dhënien e këstit të parë dhe të dytë, që më pas tënis dëmshpërblimi për këstin e tretë. Për trashgimtarët që të jepet kësti i tretë, apo për ish të dënuarit që janë gjallë të jepet kësti i tetë, atëherë duhet që të ketë një shtesë në buxhet për ish të përndjekurit politik.
 
Pagesa për këstin e 7-të

Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe:
1)  Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

2)  Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi  75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

3)  Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;

4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Të gjithë subjektet përfituese  pjesë e listës për pagesën e këstit të shtatë të kategorisë parësore, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si më poshtë vijon:

Për kategorinë e parë parësore, ish të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorine e dytë parësore, ish të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
 
Për kategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë :
  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
  3. Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.
  4. Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni” . Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë document dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.
 
Për kategorinë e katërt parësorë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë;
  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
  3. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
  4. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
 
Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të  këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
  1. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politikë;
  2. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politikë, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur;
  3. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politikë që nuk jeton;
  4. Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.
  5. Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më;
  6. Nr. llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);
  7. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes