Ish të përndjekurit, jepen
këstet për kategorinë parësore

Ish të përndjekurit, jepen<br />këstet për kategorinë parësore
Ministria e Financave ka bërë pagesën për ish të përndjekurit politik që përfshihen te kategoritë parësore. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se ditën e djeshme është hedhru kësti i 7-të për një pjesë të ish të dënuarve, të cilët kanë dorëzuar dokumentat në kohë.

Ndërkohë financat u bëjnë thirrje ish të përndjekurve politik që janë gjallë që të dorëzojnë çertifikatën personale dhe numrin e llogarisë bankare, për të marrë këstin e 7-të.

“Ata ish të përndjekur që futen te kategoritë parësore, duhet të kontrollojnë nëse kanë këto dy dokumente, në mënyrë që të bëhet lërvimi i këstit.

Duam të theksojmë se kësti i 7 do të mbyllet brenda këtij muaji, ose muajit majm, nëse ka vonesa me dorëzimine  dokumentave”,
- thonë burime nga Ministria e Financave.

Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm. Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga  mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janënë moshë të miturme hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot