Për ish-të përndjekurit që janë gjallë shumë shpejt do të përfundojë dhënia e këstit të pestë, ndërsa për këstin e gjashtë fondi do shpërndahet brenda vitit. Për sa i përket trashëgimtarëve, ata duhet të presin. Kështu shprehet Bilal Kola, kreu i Institutit për Integrimin e ish të Përndjekurve Politik në një intervistë për Report TV.
Ai thotë se procesi për dëmshpërblimin e ish të dënuarve që janë gjallë po ecën me ritme të mira dhe mund të përfundojë brenda 3 viteve, ndërsa për trashëgimtarët procesi mund të zgjasë 8-10 vite.
Z. Kola, ka rreth 1 vit e gjysëm që qeveria ka ndryshuar ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik, ku kategoritë parësore janë ata ish-të dënuar që janë gjallë. A mund të na thoni sa ka ecur ky proces dhe sa ish-të përndjekur janë dëmshpërblyer?
Ky ligj ka pasur si fokusin së tij parësor dhënien e përparësisë ish-të përndjekurve politik që janë gjallë. Kjo kategori ndahet në disa nënkategori dhe prioritet marrin gratë, burrat mbi 75 vjeç, të sëmurët mbi 75 vjeç dhe trashëgimtarët minorenë. Po ta shohësh nga fokusi dhe qëllimi që ka patur ligji, mund të thuhet se objektivi është arritur. Kur ligji u miratua për herë të parë, ishin marrë vetëm 2 këste deri në vitin 2014, ndërsa tani janë marrë 5 këste. Që në fund të vitit të kaluar rreth 1000 ish-të përndjekur që janë gjallë kanë marrë këstin e pestë. Ndërkohë me buxhetin e ri të miratuar këtë vit, vijon të shpërndahet kësti i pestë. Shpërndarja pothuajse e 3 kësteve të tjera tregon qartë se fokusi i ligjit ka funskionuar.
/Shqiptarja.com

VIDEO