Me parulla ku bëjnë apel për dëmshpërblime dhe mbajtjen e premtimeve një grupim i ish-të përndjekurve politikë kanë protestuar këtë të hënë duke u ndalur para Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë duke paralajmëruar rinisjen e grevës së urisë.
"Qeveria nuk po mban premtime dhe asnjë kërkesë e jona nuk është plotësuar. Do të nisim grevën si në vitin 2012", thanë ish-të përndejkurit.
Ish-të përndjekurit deklaruan se për 48 orë do të rezistojnë pa çadra e më pas do të vendosin për nisjen e grevës së urisë pa afat.
Dy vite më parë ish-të përndjekurit protestuan me një grevë urie ku duke u vetëflijuar Lirak Bejko humbi jetën, ndërsa Gjergj Ndreca mbeti i plagosur nga djegia me benzinë.

Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO