Ish-të përndjekurit, plehra para
kryeministrisë, 3 të ndalua

Ish-të përndjekurit, plehra para<br />kryeministrisë, 3 të ndalua
 TIRANE - Tre ish të përndjekur politikë protestuan sot paradite duke tentuar të hedhin mbeturina në trotuarin para kryeministrisë, por janë ndaluar nga forcat e policisë të cilët ishin vendosur përpara godinës së  qeverisë.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar që prej të hënës kur kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politikë Skënder Tufa ftoi qytetarë që t'i bashkoheshin protestës së sotme duke hedhur vezë e domate në shenjë pakënaqësie ndaj veprimeve të qeverisë së kryeministrit Berisha e cila nuk ka zbatuar me përpikmëri ligjin e dëmshpërplimeve për ish të përndjekurit. Të shoqëruarit në polici janë Skënder Tufa, Ramazan Spahiu si dhe një tjetër ish i përndjekur.
 
PROTESTA, QESET ME PLEHRA PARA KRYEMINISTRISE
Siç ishte paralajmëruar. Skënder Tufa së bashku me dy ish të përndjekur të tjerë janë shfaqur para godinës së kryeministrisë me qese me plehra në duar.
 
Në momentin kur kanë tentuar ti afrohen trotuarit ata janë ndaluar nga policia, janë futur në makinat e policisë për tu dërguar në rajon.
 
Tv A1 REPORT transmetoi live momentin e shoqërimit të 3 ish të përndjekurve.

Pas disa orësh që u mbajtën në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, 3 ish të përndjekurit u lanë të lirë. Në momentin kur ndodhi protesta kryeministri nuk ishte në godinën e qeverisë por në takime elektorale në Elbasan. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë