Ish-të përndjekurit protestë te 
Kuvendi, përplasen me policinë

Ish-të përndjekurit protestë te <br />Kuvendi, përplasen me policinë
TIRANË-  Shqipëria nuk mund të ketë dekriminalizim të politikës dhe reformë në drejtësi, nëse Kuvendi është i mbushur me "ish-bllokmenë". Me këto thirrje ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist janë ngritur në një protestë masive këtë të enjte para Kuvendit, ku ligjvënësit shqiptarë ishin në seancë plenare duke diskutuar për projektligjin e dekriminalizimit të politikës nga personat me rekorde kriminale.
 
Protesta e lajmëruar e ish-të përndjekurve kaloi edhe në përplasje fizike me policinë që kishte rrethuar Kuvendin, pasi ata kërkuan t'i afrohen godinës të Parlamentit për të pasur një komunikim të drejtpërdrejt me deputetët që hynin për në seancë. Nga kjo përplasje, policia ka shoqëruar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit një prej ish-të përndjekurve protestues, Dostan Peposhin i cili tentoi te kaloje kordornin e policise per te hyre me dhune ne Parlament. 
 
ish te denuarit proteste

ish te denuarit proteste
(Shoqerimi nga policia i ish-te perndjekurit)

Ish -të përndjekurit ishin të pajisur edhe me vezë, ku disa punonjës të policisë u goditën gjatë situatës kaotike të krijuar ndërsa protestuesit tentonin të futeshin në Parlament.
 
"Policia të lirojë të ndaluar, ne nuk kemi punë me policinë, por me deputetët kriminel në kuvend", - u shprehën protestuesit. 

Në një prononcim për Shqiptarja.com Fatmir Hoxha, kryesues i kësaj proteste tha se ish-të përndjekurit nuk kanë tentuar në asnjë moment të ushtrojnë dhunë apo të qëllojnë me vezë, por se vetëm kanë tentuar t'i afrohen Kuvendit.
 
"Ne nuk përdorim mjete të dhunës, ne jemi demokratë dhe kërkojmë të drejtën sipas ligjeve", - tha ai.
 
Fatmir Hoxha tha se Kuvendi i Shqipërisë është i mbushur me funksionarë që kanë shërbyer gjatë diktaturës komuniste, e në këtë rast nuk ngurroi të përmend emra, si deputetët Spartak Braho, Gramoz Ruçi apo edhe Fatmir Xhafaj.
 
Sipas ish-te perndjekurve edhe reforma ne drejtesi nuk mund te shkoje para pasi ekspertet e nivelit te larte qe kane hartuar draftin, sipas tyre jane kriminele.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajshe në krahët e gjyshes vdes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Foshnja 5 muajshe në krahët e gjyshes vdes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes