Ish-Ushtarakët/ Dy formulat e
propozuara për ndryshimin e ligjit

Ish-Ushtarakët/ Dy formulat e<br />propozuara për ndryshimin e ligjit
Projektligji për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve kthehet sërish për tu shqyrtuar nga Qeveria. Në Ministrinë e Mirëqenies Sociale është kërkuar ngritja e një grupi pune për zgjidhjen e problematikës 9 vjeçare të ushtarakëve në rezervë. Ulja e përfitimeve që ka sjellë akti normativ i miratuar nga ish-qeveria “Berisha” në 2010-n, ka bërë që pensioni i ish-ushtarakëve të ulet. Kjo është bërë duke vendosur kufij ligjor minimal dhe maksimal të përfitimeve.

Një vendim që është kundërshtuar nga të gjitha shoqatat e ish-ushtarakëve dhe çështja mund të marrë zgjidhje vetëm në Strasburg. Por për llogaritjen e pensionit të ish-ushtarakëve pritet të ngrihet një grup pune, i cili do të ketë për qëllim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ose përgatitjen e një formule të re. Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale me dije se pritet që çështja e pensionit do të diskutohet në një tryezë të përbashkët. Si përfaqësuesit e qeverisë por dhe ata të ish-ushtarakëve janë të gatshëm të gjejnë një formulë të re në mënyrë që të ketë “një përfitim sa më të drejtë për të gjitha ata”, - thonë burime të gazetës. Formula e re do të përcaktohet nëse qeveria nuk do të rrëzojë aktin normativ të 2010-s. Kjo do të thotë se ka dy mundësi për pensionet e ish-ushtarakëve, rrëzimi i aktit normativ të 2010-s ose përcaktimit të një formule të re, në mënyrë që përfitimet të mos jenë kaq të ula sa janë sot. Kjo është nisma e dytë e qeverisë për të ripërcaktuar pensionin e ish-ushtarakëve.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi