Zbardhet deklarata që duhet të plotësojnë ish ushtarakët për të marrë pensionin e tyre. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar deklaratën e plotë që ushtarakët duhet të plotësojnë në momentin kur kërkojnë pensionin. Në këtë deklaratë duhet të deklarohet se gjatë kohës që do të përfitohet pension i parakohshëm për vjetërsim shërbimi, ish ushtaraku nuk është i punësuar në institucione shtetërore apo private, nuk ushtron aktivitet privat biznesi si dhe që nuk ka tokë buqësore në pronmësi ose përdorim. Nëse një nga këto kritere nuk plotësohet atëherë nuk përfitohet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Sipas Institutit të Sigurimeve shoqërore këto tre kritere vlejnë vetëm për pensionin e parakohshëm. Dokumentet që duhen janë: Fotokopje e Kartës së Identitetit. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim –Taksave. Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive (tokë bujqësore)