Ish-zëvëndës komandanti i repartin Ushtarak nr.4010 Tiranë, njëherësh dhe njeriu që drejtonte operacionet e INUK për shëmbjen e ndërtesave me eksploziv, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vjet burgim.
Ilir Dhima, vidhte municionet në depot e ushtrisë dhe më pas ato i shiste tek persona jtë tretë, të cilët i kanë përdorur në dhjetëra raste për qëllime kriminale. Dhima, duke qënë se ishte inxhinier në montimin e eksplozivëve, shpesh herë montonte lëndën shpërthyese dhe më pas ua shiste personave të ndryshim.
Në këtë veprimtari kriminale Dhima ka bashkëpunuar me ushtarakun tjetër 48-vjeçar Pëllumb Dacin, Emiledi Taku, 27 vjeç dhe Artur Çelo,40 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi dhjetëra kilogram kallëpë tritoli, qindra kapsollë elektrikë dhe dhjetëra vula të hoteleve dhe restoranteve të ndryshëm në vend. Nga hetimet e seksionit ushtarak në prokurorinë e Tiranës ka rezultuar se Ilir Dhima ka flasifikuar firmat e kolegëve të tij dhe më konkretisht të Femi Karaj, Gezim Muzhaqi, Mojsi Meci, Dritan Salko dhe Marjan Alhysa Femi Karaj, Gezim Muzhaqi, Mojsi Meci, Dritan Salko dhe Marjan Alhysa.
Asistent tek INUK-u.
Hetimi ka zbuluar se për periudhën kohore nga viti 2012 deri në Maj 2014, Ilir Dhimo ka qënë efektiv i qëndrës së asgjësimit të municioneve dhe eksplozivit, që ka marrë pjesë në një sërë operacionesh në zona të ndryshme të vendit dhe konkretisht për muajt Mars, Prill, Maj 2012 në Skrapar, poligonin e Prroit të Bigasit dhe në Librazhd,në poligonin e Zgarës si Komandant Operacioni etj”. Po ashtu Ilir Dhimo ka marrë pjesë në grupin e punës për dhënien e asistencës pranë Task- Forcës në Ministrinë e Brendshme, për prishjen e ndërtimeve pa lejë nga INUK me municione xhenjere si,fitil detonant, kapsolla elektrike, lëndë plasëse plastike, fitil zjarrpërcjellës.
Si vidhte tritolin
Ka rezultuar se një prej mënyrave që efektivi ushtarak Ilir Dhima ka përdorur për vjedhjen e municioneve ka gënë dokumentimi fiktiv i asgjësimit të municioneve objekt shkatërrimi dhe atyre të përdorura si mjet për asgjësim. Kështu në dokumentat ditore dhe pasqyrat përmbledhëse javore të përpiluara prej tij si komandant operacioni për procedurën e ndjekur për asgjësimin e municioneve, të grupit operacional të punës dhe konkretisht operatorit dhe k/ janë falsifikuar nënshkrimet e anëtarëve të tjerë të operatorit. Sipas rregullores së asgjësimit të municionit që përcakton detyrat e grupit operacional të punës, K/operatori fillimisht kryen kontrollin për sigurinë e poligonit ku do të zhvillohet asgjësimi. Në vijim komandanti i operacionit verifikon sasinë e municionit të destinuar për asgjësim dhe urdhëron operatorin të përcaktojë sasinë e gropave të plasjes që nevojiten për këtë qëllim. Më tej operatori vendos municionin e nevojshëm për çdo gropë nën udhëzimin e k/operatorit. Ndërkohë nga ana e k/operatorit bëhet pregatitja e materialeve që do të përdoren për asgjësimin dhe vendosjen e lëndës shpërthyese për çdo gropë. Me largimin e efektivit në distancën e sigurisë, komandanti i operacionit sinjalizon realizimin e shpërthimit të gjithë gropave të plasjes. Në përfundim k/operatori verifikon dhe kontrollon gropat për municionet e pashpërthyera, ku për konstatime të tilla organizon punën për shpërthimin e tyre.Për gjithë procedurën e ndjekur, nga ana e komandantit të operacionit perpilohet procesverbali ditor dhe përrnbledhes (javor, mujor) ku nënshkuan ai,k/operatori dhe operatori.
/Shqiptarja.com