Shtatë radarët detarë të instaluar nga kompania "Lockheed Martin" në vitin 2009-2010 janë në gjëndje të transmetojnë sinjale për mjetet lundruese me lartësi 0.5 metra lartësi nga bordi. Ky konfirmim vjen nga Bektash Petoshati ish-zv/komandati i Forcave Detare njëherësh dhe njohës shumë i mirë i këtij sistemi.

Sistemi SIVHD(Sistemi Integruar Vëzhgimit të Hapsirës Detare) sipas ish- ish zv/komandantit të forcave detare është një teknologji e lartë, por ajo që është shqetësuesja është faktori njeri, që sjell dështimin operacional. Petoshati thotë se teknikisht ky sistem radarësh që kemi e mbulon të gjithë hapësirën tonë detare, por kjo nuk mjafton nëse nuk ka bashkëpunim mes shumë strukturave si dhe të jetë një staf i përzgjedhur e i trajnuar.

“Sistemi mund të perceptojë objekte deri në 0.5 metra lartësi bordi. Janë bërë prova disa herë për kapjen ose jo të gomoneve,dhe këto mjete lundruese mbi ujë janë kapur prej radarëve të cilët kanë transmetuar sinjalin dhe dhënë koordinatat. Por pikat e dobëta që sistemi ka pasur dhe ka janë të gjitha subjektive si: mirëmbajtja, mënyra e organizimit në nivel pikë dhe sidomos në mivel operativ, personeli, llogjistika etj”-thotë Petoshati.

Më tej ky i fundit thotë se roja bregdetare e ushtrisë ka dalë nga funksioni i saj. “Më thoni një rast kur roja bregdetare e ushtrisë ka kapur një gomone me drogë dhe ka dokumentuar rastin duke ja referuar prokurorisë. Nga ky operacion roja bregdetare e ushqtrisë është anashkaluar duke ja lënë në dorë gjithë situatën policisë dhe besuar radarëve, të cilët herë punojnë herë nuk punojnë. në 80 për qind të rasteve është jashtë funksionit ligjor. A e dini që ka mbi 15 vjet që oficerët e Rojës Bregdetare nuk kanë statusin e oficerit të policise gjyqësore”-nënvizon për “Shqiptarja.com” Petoshati.

Shkeljet e konstatuara nga KLSH për servisin e radarëve

Në vitin 2014 ministra e Mbrojtjes pas problemeve të shumta në sistemin e radarëve, vendosi që nëpërmjet një tenderi të klasifikuar “Sekret”, ti heqë të drejtën e konkurimit kompanisë amerikane “Lockheed Martin” dhe tia japë mirëmbajtjen e radarëve kompanisë “IDEAL TEL” sh.p.k. Kjo lëvizje solli rritjen e shumës financiare në mirëmbajtjen e sistemit, në një kohë kur “Lockheed Martin”,e ka ofruar këtë shërbim më marë me një shifër shumë ketër më të ulët. Një veprim i tillë i kryer në atë kohë nga ministria e Mbrojtjes u quajt nga një audit i KLSH si shkelje penale dhe disa zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave janë çuar në prokurori për ndjekje penale. Sipas raportit të KLSH, ministria duhet të kërkonte në veçanti kompanisë amerikane “Lockheed Martin”, që e ka ndërtuar dhe vendosur në punë këtë sistem, si kompani, e cila e jep më shumë garanci e besueshmëri dhe e ka ofruar këtë shërbim më parë për rreth 220,000 $, ose rreth katër herë më pak se sa vlera aktuale e tenderuar dhe paguar tek kompania “IDEAL TEL”.
 


radaret foto 1
Pamje të marra nga sistemi ku tregohet vendodhja e radarëve detarë dhe zona detare që ata mbulojnë

radaret foto 1

Zoti Petoshati, sa radarë detarë ka Shqipëria dhe zonat ku janë instaluar këto paisje a mbulojnë të gjithë hapësirën detare të Shqipërisë?
SIVHD(Sistemi Integruar Vëzhgimit të Hapsirës Detatre) ka shtatë Radarë në Ksamil. Porto Palermo, Maja e Thanasit, Sazan, Guri Gomarës, Durrës dhe Shëngjin. Teknikisht ky sistem e mbulon të gjithë hapsirën detare të Repyblikës së Shqipërisë.

Cila është pika më e fortë dhe pika më e dobët e këtyre radarëve, të cilët herë pas herë në periudha të ndryshme, kontestohen për saktësinë jo të rregullt që ata transmetojnë?
Sistemi shpesh quhet "Lockheed Martin", emri i kompanisë që e ka ndërtuar, pra teknikisht është e një teknologjie të lartë. Mund të perceptojë objekte deri në 0.5 metra lartësi bordi. Janë bërë prova disa herë për kapjen ose jo të gomoneve, dhe këto mjete lundruese mbi ujë janë kapur prej radarëve të cilët kanë transmetuar sinjalin dhe dhënë koordinatat. Por pikat e dobëta që sistemi ka pasur dhe ka janë të gjitha subjektive si: mirëmbajtja, mënyra e organizimit në nivel pikë dhe sidomos në mivel operativ, personeli, llogjistika etj.Mjafton të them se pesoneli i radarit kryesor të “Majës së Thanasit” është instaluar në ambjentet e televizionit shqiptar se pika që u ndërtua në 2008 u shkatërua pa u ngritur dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për miljonat e hedhura dëm.

Pse u largua nga mirëmbajtja teknike kompania amerikane “Lookcheet Marti” që ndërtoi sistemin e radarëve në Shqipëri?
Me sa më kujtohet kompania në vitin 2009-2010 kërkoi rreth 400.000 dollarë për mirëmbajtjen, por neë me një studim menduam në atë kohë të ngrinim dy njësi mirëmbajtje, një në Durrës dhe një në Pashaliman. Kjo riste gadishmërinë, ju përgjigjej në kohë problemeve teknike dhe me kosto të ulët. Pse nuk u pranua ky studim duhet të japë përgjigje Ministria e Mbrojtjes, e cila sipas ligjit e ka në vartësi të drejtëpërdrejtë Rojen Bregdetare.
Në shumë raste shumë radarë nuk punojnë për shkaqe si mungesë energjie elektrike, vjedhje të rrjetit elektrik apo mosfurnizim me naftë të gjenatorëve e deri tek prishja e programeve kompjuterike?
Mjafton të them vetëm kaq dy radarët kryesorë, i “Majës së Thanasit” dhe “Sazanit” ruhen me nga një person.

A e imagjinoni se çfarë mund të bëjë një roje, qoftë edhe Vandami, në 1400 metra mbi nivelin e detit në dëborë e suferinë, kur kulla e radarit është 800 metra larg vend qëndrimit të rojës.Vëzhgimi i hapësirës detare duhet të kryhet dhe me njerës nga toka dhe me roje bregdetare. Më thoni një rast kur roja bregdetare e ushtrisë ka kapur një gomone me drogë dhe ka dokumentuar rastin duke ja referuar prokurorisë. Nga operacionet anti trafik roja bregdetare e ushqtrisë është anashkaluar duke ja lënë në dorë gjithë situatën policisë dhe besuar radarëve, të cilët herë punojnë herë nuk punojnë.

Gjatë gjithë karrierës tuaj në ushtri keni shërbyer si ushtarak në Marinë. Mendoni se musfunksionimi i rregullt i radarëve është një problem teknologjik apo çedon faktori njerëzor që e menaxhon?
Nuk ka asnjë problem teknologjik. Gjithë problemi është njerëzor. Të analizosh SIVHD, më parë duhet të analizosh Rojen Bregdetare, e cila në 80 për qind të rasteve është jashtë funksionit ligjor. A e dini që ka mbi 15 vjet që oficerët e Rojës Bregdetare nuk kanë statusin e oficerit të policise gjyqësore. A keni dëgjuar ndonjëherë që Roja Bregdetare të kapë ndonjë gomone me drogë,apo kontrabandë!? Pas operacionit të ashtuquajtur "PUNA" kundër skafeve në vitin 2002, si dhe pas kapjes së anijeve "ERVINO" dhe "LEONE II" në vitin 2003, fatkeqësisht Roja Bregdetare ka bërë vetëm shoë politik dhe jo detyrën ligjore. Dikush mund të thotë se kemi shkuar në Libi, shumë mirë, por populli thotë: "Kur s`ka në shtëpi është haram në xhami". Të bëjmë detyrën ndaj vendit në radhë të parë, pastaj ndaj NATO-s etj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com