Pangalos me anë të kësaj letre uron gjithashtu familjen e presidentit Meta dhe bashkëpunëtorët e tij për festat e fundvitit.
Letra e plotë e ish zëvëndës Kryeministrit grek Theodoros Pangalos për presidentin Ilir Meta:
"Ju falenderoj dhe ju përgëzoj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.
Zoti President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos".
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com









