TIRANE- Ish-nëndrejtori i ALUIZNI-t që u shkarkua me urdhër të kryeministrit Sali Berisha, ka paditur këtë të fundit në gjykatën e Tiranës. Në padinë e tij Sokol Hasani, ( ne foto)që dy javë më parë denoncoi në prokurori abuzimet lidhur me skemën e legalizimit të objekteve, kërkon nga gjykata që të detyrojë kryeministrinë ti japë 14 pagat mujore.
Sipas tij, kryeministri Berisha në urdhërin e shkarkimit të tij nuk ka justifikuar arsyet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës dhe për pasojë ky urdhër duhet të rëzohet. Ish-zv/drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Sokol Hasani ka paditur në prokurorinë e Tiranës skemën abuzive që inspektorët e ALUIZNI-t përdorën në legalizimin e objekteve. Sipas kallëzimit të Hasanit shkeljet nuk janë bërë vetëm për objekte të veçuara, por edhe për blloqe të tëra. Sipas tij bizneset e rrugës “Myslym Shyri” të ngritura në katet e para të pallateve, janë regjistruar për tu legalizuar si banesa. Në këtë mënyrë, ato do të llogariten me çmimin e favorizues të shtëpive dhe jo me çmimin e tregut për biznese.
Hasani ka pohuar se në regjistra figurojnë me dhjetëra ndërtime disa katëshe, por asnjë prej tyre nuk ekziston në hartat dixhitale apo fotografimet, që i janë bërë territorit nga ajri. Ish-zv/drejtori Hasani ka pohuar pak kohë më parë se ndryshimet e destinacionit të ndërtimeve pa lejë nga lokal në banesë apo anasjelltas, janë më të shpeshtat. Në kallëzimin penal, që ai ka bërë në prokurorinë e tiranës shprehet se vetëm vitin që kaloi ai vetë ka arritur të identifikojë 30 objekte të legalizuara në shkelje të plotë me ligjin. Ai tregon, se abuzimet nuk janë sporadike, por të mirë organizuara nga drejtuesit e agjencisë së legalizimeve dhe ato kanë marrë firmën e të gjithëve. Pas kallëzimeve penale të ish-zv/drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t, njësia Task-Forcë e prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimet.
(sg/eq/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com