'Isha gati duke ndërruar jetë', deputeti Alimadhi: Ja pasojat që më ka lënë Covid-19 (VIDEO)

Adriatik Alimadhi është ndër deputetët e parë që është infektuar nga Covid në Kuvendin shqiptar dhe e ka fituar këtë betejë. Por ndonëse ia ka dalë mbanë, sot ai tregon vështirësitë që ka kaluar dhe pasojat që i ka lënë Covid-i. Këtu përmend dhimbjet muskulare që i shkaktojnë vështirësi në të lëvizur edhe sot.

"Ka qenë një situatë jo  e mirë e imja. kam qenë ndër të parët që jam prekur. Kam falenderuar bluzat e bardha më kanë shërbyer me kujdes të veçantë. Kam qenë në kushte të vështira se mund të ndahesha nga kjo jetë. Mbyllja brenda vetvetes sepse kjo është një sëmundje që të pushton dhe të vë përpara.

Pavarësisht problemeve që më janë rikuperuar, kam një problem që dua tua them të gjithë atyre që më dëgjojnë. Aktualisht që jam i ulur këtu kam një lodhje të muskujve të trupit që kanë të bëjnë me lidhjen e kockave që më shkaktojnë probleme në ulje dhe në çuarje. kjo do lëvizje, durim dhe vullnet. Në gjendjen që unë kam qenë. Kur isha në kushte të vështira doja të shijoja jetën", tha deputeti.


Lajmi kryesor:

Adriatik Alimadhi vetë-ofrohet te PS-ja: Për të mirën e Shqipërisë gati të bëj pakt me Ramën! PD-ja ka lëvizur nga e djathta, ka shkuar në qendër


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja