‘Isha i ‘mbytur’ në borxhe’, rrëfehet Pecoreli, i tregon të gjitha: Prifti në Shqipëri më ndihmoi të sajoja vdekjen time, ja ç'ndodhi me thesarin dhe jeta në Vlorë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë, dhe u zhduk për 8 muaj me radhë, është rrëfyer sërish për mediat italiane. Në një intervistë për median italiane “La Nazione”, Pecorelli ka rrëfyer se ai ishte zhdukur pasi kishte shumë probleme financiare dhe borxhe, pasi pandemia e kishtë fundosur biznesin e tij.

Më tej Pecorelli ka treguar edhe takimin me priftin në Shqipëri, ku thotë se ai e ka ndihmuar që të inskenojë vdekjen, ndërkohë që mohon se në mjet të këtë vendosur eshtra të marra nga një varr. 

“U persekutova nga kreditorët. Kohët e fundit më kishin kërkuar dyqanin Sansepolcro duke më kërcënuar. Isha pa asnjë Euro në xhep. As për karburant nuk kisha. Kisha futur në telashe edhe partneren time. Më vriste ndërgjegjia për fëmijët e mi. Babai më ka mësuar gjithmonë që ta paguaj borxhet deri në qindarkën e fundit, por për fat të keq kriza nga Covid më shkatërroi”, thotë ai.

-Donit t’i jepnit fund?

Pecorelli: Kur u nisa për në Shqipëri jo. Kërkova një shans të fundit. Fillimisht në Shkodër e në Tiranë duke u përpjekur të shisja produkte kozmetike dhe një aparaturë me vlerë 100 mijë Euro. Pastaj në Pukë.

-Po më pas?

Pecorelli: Kërkova një prift për t’u rrëfyer. Do t’i jepja fund jetës. I kisha humbur shpresat. Prifti tha se kishte një opsion tjetër.

-Pra ishte ai që propozoi të organizonit vdekjen?

Pecorelli: Po, më ndihmoi dhe ai. Por nuk është e vërtetë që i morëm eshtrat nga një varr tjetër. Makinën duhet ta hidhnim nga shkëmbi, por nuk mundëm ta shtynim poshtë.

-Si quhet prifti?

Pecorelli: Nuk do ta tregoj kurrë emrin e tij.

-U tha se ishit në Medjugorie, por dolët në Vlorë?

Pecorelli: Prifti më tha se mund të shkoja në një vend ku askush nuk do të më kërkonte. Për 4 muaj kam qarë.

-Po në Vlorë?

Pecorelli: Është e vërtetë, kam qenë atje, por nga data 7 Maj.

-Ti u ktheve në Itali më 12 shtator. Pse?

Pecorelli: Për thesarin. Mbërrita në Romë me autobusin e pelegrinëve. I mora paratë nga ATM -ja dhe shkova në Grosseto dhe më pas në Giglio. Të martën mora me qira gomonen dhe bëra udhëtimin për në Montecristo në zonën e parë të monedhës ...

-Duket si një histori për të fshehur më shumë. A është kështu?

Pecorelli: Absolutisht jo. Më është dashur të merrem me njerëz të besueshëm, ata e kanë studiuar këtë operacion për 50 vjet."

-Por pse të zgjodhën ty?

Pecorelli: Ndoshta ata do të kenë parë që unë isha i vetmi që mund të realizoja një plan të tillë: nuk kisha asgjë për të humbur’.

-Shqipëria mund të marrë masa kundër jush për krimet e kryera. I shqetesuar?

Pecorelli: "Po"

-Dhe tani?

Pecorelli: Unë përpiqem të rifilloj jetën normale mes vështirësive të shumta që padyshim kam hasur në kthimin tim. Nuk do të jem më një sipërmarrës në Itali. Po mendoj për një shoqatë për të mbështetur kategorinë e biznesit.

-Çfarë keni ndërmend të bëni tani?

Pecorelli: Jam i bindur se më në fund do të gjej qetësi për jetën time dhe për familjen time.

-A ka lidhje me trafikun e drogës Shqipëri-Itali?

Pecorelli: Absolutisht jo. Ata që më njohin mirë e dinë se çfarë kam bërë në të kaluarën kundër përdorimit të drogës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë