'Isha i pirë'/ Gjykata e Beratit vendos lirimin e 66 vjeçarit, abuzoi seksualisht me të miturin (VIDEO)

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për pedofilin 66 vjeçar me iniciale R. O. Ai është akuzuar për "ngacmim seksual" ndaj 16-vjeçarit me iniciale K.J.

Pedofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes,Tasim Puci,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë "arrest me burg". Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J,që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

R. O u arrestua nën akuzën e "ngacmimit seksual" ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar të moshuarin në polici mbrëmjen e së Shtunën,duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij R. O,që rezulton të jetë komshiu i tij.

Prokurori Tasim Puci, ka deklaruar se, prokuroria kërkoi lënien e Oços në burg, ndërkohë që në sallën e gjyqit R. O ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me 16-vjeçarin, prej disa kohësh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/09/2020 01:27

    Ju lutem gazetareve,a mund te kerkojne,o gjejne argumentet qe dha gjykatesi,pse ky pedofil e seks offender,KOMSHI ME VIKTIMEN,duhej te lirohej me DETYRIM PARAQITJE,dhe te na I japin ketu,qe ti lexojme?

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 16/09/2020 16:56

    Keshtu fillojne vetgjyqesite dhe vrasjet zinxhir nga keta ndyresira gjykates.

    Përgjigju
  • Rika: 16/09/2020 15:30

    E paska ber nje dore me lek Durimi

    Përgjigju
  • Jola: 16/09/2020 14:14

    Te varet ne qender te qytetit. Une si prind e kisha mbytur me duar

    Përgjigju
  • Turi: 16/09/2020 14:02

    Do zoti heren tjeter kap femijen e gjykatesit ose prokurorit qe ta kuptojne cdo te thote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen