BERAT- Një 16-vjeçar në qytetin e Beratit ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,ngacmimet seksuale ndaj tij nga një 66-vjeçar. Në praninë e psikologëve dhe oficerëve të sektorit të krimeve, 16-vjeçari ka treguar se prej disa muajsh ai ishte ngacmuar seksualisht nga 66-vjeçari që rezulton të jetë komshiu i tij. Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë, ai ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja.
"Për muaj me radhë komshiu im më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,e qëllova në shpatull dhe u largova me vrap"-kjo ka qenë një pjesë e deklaratës së dhënë në polici nga 16-vjeçari i cili ju nënshtrua më pas edhe një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.
Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin, që jeton i vetëm rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit. Burime brenda DPV Berat bëjnë me dije se, gjatë marrjes në pyetje 66-vjeçari ka deklaruar se mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh,me pëlqimin e të dyve. Materialet në ngarkim të 66-vjeçarit i janë përcjellë Prokurorisë së rrethit të Beratit. Ai akuzohet për "ngacmim seksual",parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.
Personalisht mendoj qe jemi te gjithe fajtore.. Jemi nje shoqeri pa nder, pa kulture, te pafe. Jemi vete ne qe i lejojme abuzuesit te abuzojne me ne. Fillimisht jam fajtore une si femer qe e lejoj te me afrohet nje njeri i tille. Pastaj esht mamaja ime qe nuk me ka mesuar si duhet te sillem me te huajit, si duhet te veproj. Cfare eshte e gabuar dhe cfare eshte e drejte... Fajtor esht babai im qe nuk me mbrojti. Fajtore jane familja e atij maniaku qe e lejuan te rritet i tille.. Nga ketu duhet te nise arsyetimi per te burgosur nje njeri perjetesisht.. kemi ende shume per te mesuar si shoqeri. Por po ecim me hapa mbrapa, fatkeqesisht. Gjithmone e me teper ecim mbrapsht dhe ja pasojat..
PërgjigjuSigurisht që po! Duhet mundësisht burgim me vdekje për këto ndyresira,kafshë se vetëm njerëz nk mund të quhen. Për mua dënim me vdekje,me varje në mes të popullit. Po meqe jemi sipas rregullave të Bashkimit Evropian,jemi dënimit me burgim të përjetshëm
PërgjigjuJanë çmend pleqtë te gjithë
PërgjigjuPo ca burgim i perjetshem,te mbajme keta me buke,litarin edhe topet momentin e varjes tju vihen ne goje
Përgjigju