Ish-administratori i inceneratorit të Fierit: Punoja për Klodian Zoton! Bushati: U paguan miliona euro, por a u zhduk tymi i djegies së plehrave? Myrtezani: Humor shkodran, ne s'jemi Zoti

Ish-administratori i inceneratorit të Fierit: Punoja për Klodian Zoton! Bushati: U paguan miliona euro, por a u zhduk tymi i djegies së plehrave? Myrtezani: Humor shkodran, ne s'jemi Zoti

Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit

Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit u është përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor dhe njohjet që ka pasur me Klodian Zoton, të cilët thotë se ka njohja të vjetra që datojnë vite më para, para se të niste punën e tij te inceneratorit i Fierit, ku ka qenë për 1 vit administrator i saj. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, apo pse ndryshuan aksionet për ndërtimin nga një komani italiane te ndërmarrja e ndërtim zbatimit Patos, Myrtezani tha se nuk kishte asnjë dijeni.  Ndërsa lidhur me pagesat që ka bërë shteti për shmangien e  tymit të djegies së plehrave në Fier, Myrtezani tha se nuk mund të bëhej gjithçka për një vit pasi nuk ishin zoti të zhduknin një tym 30 vjeçar.

Jorida Tabaku: Në cilën periudhe keni qenë në inceneratorin e Fierit

Arenc Myrtezani: Nga viti 216 deri në shtator të 2017

Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët

Arenc Myrtezani: Klodian Zoto, kam punuar për të, kjo ishte dhe rrjedhoja që më bashkon me Fierin.

Jorida Tabaku: E njihni besoj zotin Zoto, po Stela Gugallin dhe Mirel Mërtirin?

Arenc Myrtezani:  Janë njohje të vjetra, me babain e Stelës kam punuar.

Jorida Tabaku: Në momentin qe ka marrë kontratën për zbatim e ka bërë edhe ndryshim të kuotave të aksioneve ku ka lakuar nga aksioner italian dhe i kaloi ndërtim montim Patosit. Keni dijeni pse ndodhi ky transferim aksionesh me vlerën 20 mijë lekë të reja, një kontratë që kushtonte mbi 20 milionë euro?

Arenc Myrtezani: Nuk kam dijeni nuk bëja pjesë në këtë marrëveshje

Jorida Tabaku: Keni informacione kontakte për pagesat, pasi fillon 7 muaj pas firmosjes së kontratës, ndërkohë që u filluan menjëherë. Keni dijeni?

Arenc Myrtezani: Jo, s’kam dijeni, kjo erdhi si rrjedhojë e një kontrate të lidhur mes dy kompanive. Kemi filluar më parë se të bëheshin këto me sistemimet e këto, shkuam si top futbolli, s’kuptohej gjë se çfarë bëhej.

Helidon Bushati: Keni marrë pagesa për largimin e tymit dhe gjate kohës që keni qene ju është shuar tymi?  

Arenc Myrtezani: Pyetja më duket pak humor shkodran, por e mirëpres. Por kjo pyetje e ka përgjigjen vete se për një vit çfarë mund të bëjë për tymin e krijuar për 30 vite të shuhet për një vit, nuk jemi zoti.

Helidon Bushati: Pra kompania edhe pse ka marrë disa milionë euro nuk ka mundur të largojë tymin.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët/ Komisioni pyeti 2 administratorët e kompanive! Kodra: Jemi brenda afateve për Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Incenerimi duhet të kishte nisur


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen