Ish-ambasadori i OSBE thirrje opozitës: Mos punoni vetëm për vete, por për Shqipërinë

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i bën thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit, pasi protestat e tyre po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Këto deklarata Bosch  i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz  Ruçi, kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari  të cilët ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi, raporton se Robert Borch tha për Report TV pas takimit se Holanda duhet t'i njohë Shqipërisë meritat dhe se Shqipëria plotëson kushtet por vlerësoi në Holandë se nga Shqipëria kanë ardhur sinjale negative pas protestave të fundit.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi në raportim nga Haga

Ai i bën thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 21/05/2019 18:51

    E degjuat o trushkulur(Basha,Sali,dhe gjithe njerzit qe ju perkrahin,mblidhni mendjen nuk ka kthim mbrapa ka ikur koha e cubave ka ardhur koha e llogjikes,dialogut,dhuna qe ju shfaqni nuk tregon trimeri por idiotizem,lereni te veproj drejtesia si per PS ashtu dhe per PD,kush ka bere mekate ndaj popullit le ti paguaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja